Në 4 shtator, ditë kur Ati i Shenjtë, Papa Francesku do të shenjtërojë Nënë Terezën, në qytetin e Durrësit do të inaugurohet një muze me emrin e saj.

Muzeu do të jetë në sheshin “Liria” në Galerinë “Nikolet Vasia” dhe vjen si një projekt i përbashkët italo-shqiptar.

Muzeu është projektuar në formën e një galerie fotosh dhe imazhesh të marra nga Arkivi i Vatikanit, nga televizioni Rai dhe Mediaset, të cilat tregojnë çaste të ndryshme të jetës së Nënë Terezës, gjatë punës së saj me të varfrit, por edhe nga takimet me njerëzit më të fuqishëm në botë.

E gjithë jeta e saj në shërbim të njerëzve do të shpaloset përmes dokumenteve e imazheve nga fotograf të mëdhenj si Morihiro, Collopy dhe Podesta.

/tvklan.al

Burimi: museomadreteresa.it