Të rrish në trafik është një stres i madh, për këdo. Akoma më keq kur mungon edhe një efektiv i Policisë Rrugore. Por në Shkodër, duket se është gjetur zgjidhja.

Në këtë video që ka mbërritur në redaksinë e Tv Klan duket se si një njeri ka marrë rolin e policit rrugor. Me një tabelë dhe një bilbil ai arrin të “rregullojë” sado pak trafikun.

Për mungesën e veshjes, mos u merakosni… Drejtuesit shkodranë i binden këtij “polici”. /tvklan.al