Ky Smart në det ka habitur qytetarët grekë në ishullin e Mikonos. Sikurse duket në pamjet e publikuara nga mediat greke, makina ka rënë në det pranë portit të Mikonos.

Fatmirësisht në automjet nuk kishte asnjë person. Dyshohet se pronari i Smartit kishte harruar të ngrinte frenat e dorës kur kishte shkuar të priste biletën për në traget.

/tvklan.al