Videoja e një gjarpëri që zvarritet në makinën e një burri, i cili po udhëton me makinë në autostradë i ka lënë përdoruesit në rrjetet sociale pa fjalë.

Bëhet fjalë për një gjarpër jo helmues, i cili dalëngadalë ngjitet në makinë derisa mbërrin në anën e dritares së shoferit.

Ky takim i sikletshëm, që fillimisht iu dërgua reporterit të Atalantas Carl Willis, është shpërndarë më shumë se 27 mijë herë në Facebook dhe ka më shumë se 1.7 milion shikime qëkur u postua, të martën e shkuar.

Si për çudit, shoferi shfaqet tepër i qetë, përballë makthit që po shpaloset përpara tij. Ishte vetë ai që e dërgoi videon në media, por nuk preferoi të bënte të ditur identitetin e tij./tvklan.al

https://twitter.com/CarlWillisWSB/status/871913640689111040