Ky 6 – vjeçar është kampion në not. Ismaili lindi pa krahë, ndërsa një prej këmbëve të tij është e deformuar.

Kur ishte fare i vogël, ai për pak sa nuk u mbyt në një pishinë prej gome e kjo bëri që ai ta kishte tmerr ujin.

Por prindërit e Ismail Zulfic, nga Bosnja vendosën që ta çonin atë në kurs noti, si një mënyrë terapie dhe dalëngadalë ta bënin djalin e tyre të vogël që të largonte frikën dhe të ishte rehatë në ujë.

Kështu, ditë pas dite, ai nisi të tejkalonte frikërat e tij dhe shumë shpejt u dashurua sërish me ujin.

Ismaili i lutej të atit për leksione. Ata udhëtonin me kilometra të tëra, dy herë në javë, që ai të kishte mundësinë të praktikohej në një pishinë speciale. Çdo javë që kalonte, ai bëhej gjithnjë e më i mirë në ujë, derisa një ditë ishte gati për të marrë pjesë në një kompeticion.

Ndonëse djemtë e tjerë ishin dyfish në moshë, Ismaili i mundi ata njëri pas tjetrit dhe fitoi medalje ari.

Mos hiqni kurrë dorë nga ëndrrat…/tvklan.al