Rreperi i famshëm i grupit OTR, Rigels Rajku i njohur me emrin e skenës Noizy, para pak kohësh ka dhuruar një shumë prej 14.000 eurosh për Reanta Balliun, një vogëlushe vetëm 2 muajsh e cila kishte nevojë për t’u operuar në mënyrë të menjëhershme për shkak të një komplikacioni me zorrët.

Noizy i cili njihet për bamirësitë dhe zemrën e tij të madhe i ka siguruar prindërve të vogëlushes, Mbaresës dhe Taulantit, një pjesë të mirë të shumës që i ka mundësuar asaj shërimin.

Reanta e vogël luftonte për jetën e saj në një inkubator në reanimacionin e spitalit Pediatrik në QSUT.

Me anë të 26.000 € të mbledhura nga apeli për kurimin e saj është bërë i mundur udhëtimi i saj në Romë ku ajo kreu operacionin dhe tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Kjo është kuptuar nga një video e postuar nga vetë rreperi në profilin e tij zyrtar në Instagram me përshkrimin “

Reanta e vogël, shëndoshë e mirë në spitalin e Romës <3

”.

Ai ka anuluar dhe koncertin në një nga klubet më të famshme të kryeqytetit për t’i qëndruar pranë vogëlushes dhe për këtë gjë u ka kërkuar falje ndjekësve të tij në rrjetet sociale./tvklan.al

 

Every1 say Hello to Reanta 😍 She’s doing well at last 🙏

A video posted by NOIZY (@zinizin) on