Rebekah Vardy po përgatitej për të bërë një set fotografik me të brendshme, kur u përball me një “vizitor” të pazakontë.

35-vjeçarja shtangu në vend kur i sollën një gjarpër gjigant për t’ia vënë në trup.

Pavarësisht panikut që dukej qartë në fytyrën e saj, bashkëshortja e futbollistit Jamie Vardy, u përpoq të ruante qetësinë dhe të mbante pozën e saj sensuale.

Rebekah shkruajti në rrjetet sociale se pavarësisht frikës, boa ishte shumë miqësore, një moment që mësoheshe me të. Madje ajo postoi edhe një selfie me gjarprin…

/tvklan.al