Video/ Pamje dramatike nga protesta në Virxhinia



Ky është momenti tronditës kur një makinë futet mes turmës së protestuesve paqësorë, gjatë një tubimi në SHBA, duke vrarë një grua 32 – vjeçare dhe duke plagosur 19 të tjerë.

Pamjet tregojnë makinën Dodge Challenger që përshpejton përmes turmës, duke përplasur protestuesit dhe duke i hedhur trupat e tyre në ajër, ndërsa dëgjohen britmat e tyre.

Një i dyshuar 20 – vjeçar, James Alex Fields, nga Ohajo, është arrestuar si i dyshuar për vrasje të shkallës së dytë, plagosje me dashje dhe mosndalesë në një aksident që përfshin vdekjen.

Një grua, e cila është identifikuar si e ëma e të dyshuarit, James Alex Fields, ka zbuluar se ajo ka qenë duke u përkujdesur për macen e tij kur ai është nisur për në tubim. Nëna e tronditur tregon se nuk ishte në dijeni të asaj çka kishte në plan të bënte djali i saj.

“E dija që po shkonte në një tubim… Përpiqesha të qëndroja jashtë pikëpamjeve të tij politike, duke mos u përfshirë. Nuk e dija për çfarë ishte tubimi, nuk e dija që ishin supremacistë të bardhë.”

Rreth 16 protestues u lënduan gjithashtu gjatë përleshjeve të tjera të dhunshme në demonstratën në Charlottesville të Virxhinias.

Ndërkohë, një helikopter policie u rrëzua 7 kilometra në jugperëndim të Charlottesville, duke lënë të vdekur dy persona, por nuk dihet ende nëse përplasja e tij është e lidhur me dhunën e demostratës.

Policia e Shtetit të Virxhinias identifikoi trupat e pajetë që u gjendën në helikopter, të cilët ishin togeri Jay Cullen dhe piloti Berke M.M. Bates./ tvklan.al


Kategori
BotaLajmet KryesoreTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*