Një video e publikuar në internet tregon dy gra në Zeladën e Re që kishin humbur ndjenjat pasi kishin konsumuar drogë sintetike.

Ngjarja ka ndodhur më 6 Dhjetor në orën 15:00 sipas orës lokale. Dy gratë ishin në bordin e një makine, kur qytetarët vunë re se diçka nuk shkonte. Automjeti i tyre kishte ndaluar në mes të rrugës dhe ishte krijuar trafik kilometrik. Njerëzit shkuan të shikoni nga afër çfarë po ndodhte dhe vunë re se dy gratë kishin humbur ndjenjat nga efekti i kanabisit sintetik.

Qytetarët u përpoqën t’i ndihmonin dhe shtynë makinën në anë të rrugës. Fatmirësisht dy gratë u përmendën më pas. Sipas “Daily Mail”, në Zelandë të Re kishin humbur jetën 10 persona në muaji Korrik nga përdorimi i drogës sintetike. Një oficer policie tha se kanabisi sintetik është i mbushur me kimikate të panjohura.

/tvklan.al