Në mesin e tensioneve gjithnjë e në rritje dhe kërcënimeve për luftë, Koreja e Veriut ka zhvilluar një paradë me ushtarë, tanke dhe të tjera mjete ushtarake në Penian, për të festuar përvjetorin e 105 të lindjes së presidentit themelues të vendin, Kim II – sung.

Tregimi i forcës këtë të shtunë, vjen në një kohë kur vendi ka paralajmëruar SHBA që të mos ndërmarrë asnjë veprim provokues në rajon, duke u shprehur se

“është gati për t’u kundërpërgjigjur me sulme bërthamore”.

Korrespondenti i BBC, John Sudworth u lejua që të raportonte drejtpërdrejt nga parada, ndonëse lëvizjet e tij po kontrollohen me imtësi.

“Mund ta ndjesh tokën që dridhet”,

tha ai, teksa ushtarët e tanket kalonin në sfond.

Ndërsa korrespondenti i CNN, Will Ripley, gjithashtu i pranishëm në paradë, tregoi se në një moment ushtarët iu drejtuan liderit të tyre Kim Jong Un me fjalinë:

“Japim jetën për ty!”

./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/F34sM9Pi5KI