Ky është momenti i tmerrshëm kur një i moshuar humbi jetën si pasojë e një aksidenti, ngjarje e ndodhur në Skoci.

Pamjet tregojnë momentin kur një furgon përplaset me një BMW në afërsi të Alness, Easter Ross, Dhjetorin e shkuar.

Drejtuesi i BMW ishte një 85 – vjeçar, i cili u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ku humb i dhe jetën.

Fatmirësisht asnjë person tjetër nuk mbeti i lënduar nga kjo përplasje e fuqishme.

Kjo rrugë konsiderohet si një ndër më famëkeqet në Skoci. Shkak kryesisht është shpejtësia me të cilën lëvizin drejtuesit e mjeteve./tvklan.al