Këto pamje të rënda, që tregojnë momentin kur një grua përplaset për vdekje nga një automjet kanë tronditur opinionin publik në Zvicër. Në fakt bëhet fjalë për një spot publicitar, që ka si qëllim ndërgjegjësimin e publikut për të mos i dhënë automjetit nën efektin e alkoolit.

Në të shfaqen 3 mikesha të cilat kanë dalë në mbrëmje dhe njëra prej tyre përplaset për vdekje nga një makinë, në drejtimin e të cilës është një djalë që ka konsumuar alkool.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “The Sun”, skena e rëndë e përplasjes ka si qëllim të ilustrojë se qoftë një sasi e vogël alkooli mund të jetë fatale për atë që i jep makinës.

Ajo vjen në një kohë kur kreu i Këshillit Zviceran për Parandalimin e Aksidenteve paralajmëroi se shoferët e dehur janë zakonisht të përfshirë në 10 përqind të aksidenteve, por ky numër shkon në 22 përqind për Krishtlindje dhe 35 përqind për Vit të Ri.

/tvklan.al