Të mërkurën, pasagjerët e avionit Prishtinë – Zurich janë tmerruar gjatë kohës që ishin duke fluturuar drejt Zvicrës, raportojnë mediat zvicerane.

 Bateria  e nxehur e një telefoni celular ka shkaktuar një tym të dendur në bordin e aeroplanit të agjencisë Germania.

Aeroplani, menjëherë pasi është nisur drejt Cyrihut, është dashur të kthehet.

Aeroplani i “Germania Airline” të mërkurën është nisur me kohë për në Zurich nga Aeroporti i Prishtinës. Menjëherë pasi nisi fluturimin piloti është dashur ta kthejë avionin për në Prishtinë.

Arsyeja, sipas portalit

blick.ch

, ishte bateria e një telefoni.

Portali  citon një prej dëshmitarëve të ngjarjes, Arben Nuaj i cili thotë se e ka përjetuar panikun vetëm pak ulëse më tutje.

Papritmas pasagjerët që ishin para meje filluan të bërtasin dhe të qajnë. Më pas e pash tymin edhe vet”,

i ka thënë Nuaj portalit të

blick.ch.

Në aeroplan ka mbizotëruar paniku, shumë njerëz kanë filluar të bërtasin “zjarr, zjarr”.

Ishte ngjarje e tmerrshme, të gjithë ishin ngritur në këmbë, lëviznin pa kontroll. Askush nuk e dinte saktë çfarë po ndodh. Unë e pash tymin e dendur, çka më frikësoj tejmase

”, shton më tej Nuaj.

Sipas portalit blick.ch, stafi që ka qenë i angazhuar në atë udhëtim kanë reaguar shpejtë duke e evituar ndonjë tragjedi.

Ankthi dhe paniku kanë zgjatur 15 minuta, derisa situata është vënë nën kontroll.

“Germania Airline” e ka konfirmuar rastin duke thënë se fjala ishte për një bateri që nuk ishte në përdorim, ndonëse nuk e kanë treguar se për çfarë lloji të baterisë saktë bëhet fjalë.