Ky është momenti kur një peshkaqen gjigant ngec në një varkë peshkimi dhe përpiqet me çdo kusht që të lirohet.

Pamjet e pabesueshme janë filmuar në brigjet e Long Island, New York dhe tregojnë momentet pasi kafsha kërceu mbi varkë dhe ngeci aty.

Personat që ndodhen në varkë të shtanguar nuk dinin çfarë të bënin, ndërsa krijesa bëhej gjithnjë e më agresive.

Pak çaste më vonë, një prej peshkatarëve gjen zgjidhjen për të shpëtuar jetën e peshkaqenit. Ai lidh një litar tek bishti i tij, ndërsa peshkatarët e tjerë e kapin nga goja me grep në mënyrë që të mos sulmojë.

Në fund ata arrijnë që ta lëshojnë grabitqarin në det.

Ky lloj peshkaqeni mund të rritet deri në 5 metra dhe zakonisht gjendet në ujëra të thella.

Të njohur si Makos, ata konsiderohen si peshkaqenët më të shpejtë në det, duke arritur një shpejtësi deri në 100km/h./tvklan.al