Këngëtarja Celine Dion ka ruajtur qetësinë dhe ka arritur të menaxhojë një incident që u shkaktua nga një fanse gjatë koncertit të saj në Las Vegas.

49-vjeçarja e ftoi në skenë fansen në koncertin e saj në Caesar Palace. Teksa këngëtarja kanadeze po fliste me të, fansja e cila ishte nën efektin e alkoolit, e përqafoi Celine Dion duke hedhur dhe këmbën e saj mbi të.

Diva e muzikës  ka qetësuar fansen duke i thënë se “çdo gjë do të bëhet më mirë, është viti i ndryshimeve, viti 2018”. Ajo më pas filloi të këndonte “’I love you, you love me,” për të ndryshuar situatën. Këngëtarja nuk lejoi madje bodiguardët të ndërhynin pa qetësuar vajzën nën efektin e alkoolit. Më pas Dion u kërkoi falje fansave dhe i falenderoi për durimin, duke vazhduar më tej koncertin në Las Vegas.

Klan Plus