Panik mes pushuesve që ndodheshin në plazhin Cape Cod në Orleans të SHBA-ve, pasi ditën e hënë një peshkaqen sulmoi një fokë vetëm pak metra larg bregut.   

“CBS Boston” raporton se janë vërejtur 9 peshkaqenë në Cape Monday, nga Provincetown në ishullin Monomoy, por më i frikshmi ishte sigurisht ai në Orleans, i cili detyroi mbylljen e plazhit Nauset në orën 13:30.

Thayer Wade, një pushues që arriti të filmonte ndodhinë,  tha:

“Ngrita sytë dhe pashë bishtin e një peshkaqeni të bardhë. Nuk dinim nëse ishte fokë apo njeri, ndaj ishte një moment drithërues”.

Në video shfaqet peshkaqeni që ndodhej shumë pranë bregut duke shkulur një copë të madhe nga trupi i fokës. Deti u mbush me gjak, ndërsa ai mbante fokën dhe i drejtohej dy sërfistave adoleshentë. Fillimisht nuk po kuptonin pse njerëzit bërtisnin që të notonin, por kur panë peshkaqenin u larguan në panik.

Banorët që shfrytëzojnë plazhin e Nauset shprehën frikën se së shpejti viktima e rradhës nuk do të ishte një fokë. Ndaj ata do ta mendojnë dy herë nëse do të lahen sërish në atë plazh që janë larë gjatë gjithë jetës së tyre.

Shtimi i peshkaqenëve në Cape gjatë javës së kaluar ka mbyllur shumë plazhe./ tvklan.al