141 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhi të një avioni boing i shpëtuan për mrekulli një tragjedie. Avioni i shoqërisë ajrore Peruvian Airlines doli nga pista gjatë një uljeje të detyruar në një aeroport lokal dhe shpërtheu në flakë.

Fatmirësisht të gjithë pasagjerët u evakuuan përpara se flakët të përfshinin gjithë avionin.

Autoritetet thanë se piloti e uli mjeshtërisht avionin, pas një bllokimi në sistemin e drejtimit, ç’ka shkaktoi edhe devijimin nga pista gjatë uljes.

Ky defekt e detyroi pilotin të bënte edhe uljen e detyruar, ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të defektit.

Pasagjerët thanë se manovra e pilotit i kishte shpëtuar jetën, pasi avioni mund edhe të ishte përplasur me sipërfaqen e tokës jashtë piste./ABC News