Në mbretërinë e kafshëve gjithçka rrotullohet rreth pushtetit. Ajo që e bën një kafshë superiore ndaj një tjetre është fuqia dhe aftësia për të mposhtur dhe vrarë një tjetër kafshë.

Kjo është pikërisht mënyra sesi është vendosur hierarkia dhe kjo është gjithashtu arsyeja përse luani konsiderohet si mbreti i xhunglës. Vetëm ai që është më i fortë e guximtar mbijeton.

Edhe kjo video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon pikërisht këtë. Në të shihet një gjarpër dhe një krokodil të përfshirë në një përplasje të gjatë dhe të egër.

Secili përpiqet që të mposhtë tjetrin dhe pas gati 5 orësh është gjarpëri ai që triumfon, duke e gllabëruar krokodilin. Pamjet janë xhiruar në Australi dhe gjarpëri dyshohet të jetë piton./tvklan.al