Ky është momenti kur një pasagjer i dehur, i mbuluar me gjak terrorizon një avion të tërë me sjelljen e tij.

Në videon në fjalë, e filmuar në një avion që ishte nisur nga Moska në drejtim të Antalias së Turqisë, shfaqet një burrë i cili ulëret dhe godet sediljen që ka përballë, teksa gjaku rrjedh nga fytyra duke i rënë në të gjithë trupin.

Videoja mbyllet në momentin kur pasagjerët ngihen për ta neutralizuar duke e lidhur. Sipas mediave ruse, stafi i avionit u përpoq që ta qetësonte pasagjerin e pirë, por nuk ia dolën dhe duket se e vetmja gjë që mund të bënin ishte që ta lidhnin.

Me uljen e avionit në tokë ai u arrestua, ndërsa mbetet e paqartë se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë sjellje. Sa i përket arsyes se përse ishte i mbuluar në gjak, dyshohet se ai është lënduar gjatë kohës së godiste sediljen që kishte përpara./tvklan.al