Me lulet nuk e lidh vetëm kënga e saj më e njohur dhe më e preferuar, por është një dashuri më e hershme e trashëguar, që kur Merita Halili ishte fëmijë.

Këngëtarja ishte sot e ftuar në studion e “Rudina”, nga ku rrëfeu pasionin për lulet. Ajo përkujtoi edhe babanë e saj të ndjerë.

E teksa fliste për të, Halili u emocionua dhe nuk i mbajti dot lotët.

“Kur linda unë, babai mbolli një mandarinë në oborrin e shtëpisë për mua. Unë rritesha dhe mandarina rritej dhe prodhonte kokrra dhe tani kam shumë nostalgji për mandarinën dhe për të ndjerin babain tim”,

tha Halili.

/tvklan.al