Godet në shenjë me surprizën e radhës Ed Sheeran. Këngëtari ka publikuar versionin e tretë të këngës “Perfect”. Kësaj radhe ai ka bashkëpunuar me tenorin Andrea Bocelli. Version i ri i këngës është pëlqyer së tepërmi nga publiku, ku në pak orë është renditur ndër këngët më të klikuara në Britani.

Teksti këtë herë është përshtatur në dy gjuhë, në anglisht dhe italisht, ku emocioni që transmeton Bocelli është tepër i fortë.  Këngëtari britanik thotë se kjo është një dhuratë për festat e fundvitit.

Klan Plus