Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e së premtes në rrugën “Ali Visha” në kryeqytet.

Automjeti ishte i parkuar në një bllok pallatesh, kur është përfshirë nga flakët në pjesën e  tij të përparme.

ABC News ka siguruar pikërisht këto pamje të marra në çastet kur makina tip Benz ka qenë në flakë.

https://www.youtube.com//embed/rm-3EGPDr8A

U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të shuar flakët, duke shmangur përhapjen e zjarrit tek makinat e tjera rreth saj.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në makinë, por policia po punon për zbardhjen e tyre./abcnews.al