Një banesë u përfshi nga flakët në Ishull Lezhë. 

Zjarri ka djegur pjesën më të madhe të shtëpisë, ndërsa zjarrfikësit të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje penguan që flakët të përhapen në të tjera shtëpi, që ndodheshin aty pranë.

Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin edhe familjarë, por që fatmirësisht nuk pësuan asnjë dëmtim, pasi dolën menjëherë jashtë.

Dyshimet e para janë se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike.

Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm pasi flakët dogjën thuajse gjithçka. Policia ka nisur hetimet për të saktësuar shkaqet e plotë të rënies së këtij zjarri.

/abcnews.al