Anxhela Peristeri është ndër këngëtaret shqiptare më të rezervuara përsa i përket jetës private.

Por, sot në “Xing me Ermalin” duket se ka vendosur të rrëfejë disa të vërteta. Gjatë emisionit këngëtarja pranoi se është e dashuruar, ndërkohë që menjëherë pas kësaj deklarate përmbysi gjithçka duke thënë se është e dashuruar me aktorin hollivudian George Clooney.

Ermal Mamaqi:

Po ndonjë burrë ke ti?

Anxhela Peristeri:

Jo, jo burrë nuk kam. Jam e dashuruar, kam kohë. Po e bëj publike sot në “Xing me Ermalin”. Por prisni prisni, George Clooney quhet. George të puth.

Ermal Mamaqi:

Shumë mirë që e ke lidh me George Clooneyn. Po ai di gjë?

Anxhela Peristeri:

Jo, jo dhe është i lumtur që se di.

Këngëtarja tha po ashtu se rreth moshës 12-13 vjeçare asaj i kanë bërë serenatë poshtë ballkonit.

Ermal Mamaqi: A të kanë bërë ndonjëherë serenatë poshtë ballkonit?

Anxhela Peristeri: Po më kanë bërë.

Ermal Mamaqi: S’njoh asnjë që t’ia kenë bërë këtë.

Anxhela Peristeri: Mua ma kanë bërë kur kam qenë e vogël, kisha edhe një ballkon kështu tipik.

Ermal Mamaqi: Sa e vogël ke qenë Anxhela?

Anxhela Peristeri: 12-13 vjeç mund të kem qenë kur ma kanë bërë serenatën.

Ermal Mamaqi: Paska qenë pedofil ai…

Anxhela Peristeri: Jo, jo ka qenë i vogël edhe ai, janë këto dashuritë e para fëminore.

/tvklan.al