Greqi– Masat e reja shtrënguese të qeverisë greke kanë bërë që të nisin protesta përpara parlamentit në Athinë.

Truma protestuesish kanë sulmuar selinë e parlamentit duke hedhur bomba molotov në drejtim të efektivëve të policisë.

Sipas mediave greke mësohet se mbi 30 persona, të cilët ishin të maskuar kanë sulmuar punonjësit e policisë të cilët ishin vendosur përpara godinës së parlamentit me qëllim shmangien e futjes së tyre brenda.

Në kohën kur policia po përleshej me grupin që tentoi të mësyjë në parlament, kryeministri grek po mbante fjalën për draftin. Paketa e ashpërsimit të taksave është pjesë e marrëveshjes me Bashkimin Europian, për lëvrimin e këstit të tretë të borxhit. Propozimi i Cipras pritet të votohet në mesnatë nga deputetët./tvklan.al