Ndodh edhe kështu. Një gabim në mirëllogaritjen e rrugës nga ana e një piloti ka çuar në përplasjen e dy avionëve të pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar Ataturk, në Stamboll.

Një avion i “

Turkish Airlines

” po priste me pasagjërë në bord pasi kishte përfunduar udhëtimin nga qyteti i Erzincanit, kur është përplasur nga një avion i “

Air Asia

”.

Krahu i avionit “

Air Asia

” ka dëmtuar ndjeshëm pjesën fundore të “

Airbus 321

”,  të kompanisë ajrore turke.

Media turke raporton se fatmirësisht nuk ka të lënduar në mesin e pasagjerëve të dy avionëve.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve avioni i “

Turkish Airlines

” është dërguar për riparim.

/tvklan.al