Një autobus është përplasur pasditen e së premtes në Pragë, Çeki. Mësohet se 3 persona kanë vdekur dhe 45 të tjerë janë plagosur, ku 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:00 pasdite. Një zëdhënëse e shërbimit të shpëtimit tha:

“Dy fëmijë pësuan lëndime serioze në kokë dhe janë në koma, ndërsa personat e tjerë kanë marrë plagë të shumta”

.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë shërbimet emergjente që përpiqen të nxjerrin udhëtarët nga rrënojat e autobusit.

Një hetim është nisur për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

/tvklan.al