Ka përfunduar me përplasje dhe debate mbledhja e Komisionit të Ekonomisë. Shkak për përplasjen mes kryetarit Erion Braçe dhe deputetit opozitar Agron Shehaj është bërë koha e debatit. Dy deputetët Agron Shehaj i PD dhe ai i PS, Erjon Braçe kanë debatuar ashpër mes tyre, duke bërë që të ndërhyjë Garda për të qetësuar situatën.

Agron Shehaj ka kërkuar të flasë më gjatë, si dhe ministrja Gjonaj të qëndrojë më shumë në komision, por nuk është lejuar nga kreu i komisionit, Braçe.

Pas kësaj, deputeti demokrat i është afruar kreut të komisionit i tensionuar, por ka qenë një gardist që ka ndërhyrë menjëherë, duke kapur për krahësh Shehajn për ta larguar. Menjëherë pas kësaj situate, Shehaj është larguar nga salla e Kryesisë, ku po mbahet mbledhja e komisionit.

Në komision po diskutohej për organet e Vettingut, ku e pranishme ka qenë dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.  Aty ka ndërhyrë deputeti i PD, i cili ka thënë se këto organe nuk do të jenë të pavarura, dhe pas kësaj deklarate situata është tensionuar, duke përfunduar në një përplasje mes dy deputetëve.

Ndërkohë, pas largimit të Shehajt, kanë lënë komisionin edhe anëtarët e tjerë demokratë, ndërsa ka qëndruar deputeti i LSI, Edmond Haxhinasto. Pas largimit të demokratëve, mbledhja ka vijuar normalisht nga socialistët dhe Haxhinasto i LSI, ku vetëm pas pak minutash janë rikthyer deputetët e djathtë, ku mungonte vetëm Shehaj.

Kjo nuk është përplasja e parë mes dy deputetëve Shehaj e Braçe, të cilët kanë qenë edhe në mbledhjet e kaluara protagonistë të debateve të forta./abcnews.al

https://www.youtube.com//embed/H3dmQrVTvKk