Ky është momenti kur një burrë shpëton mrekullisht nga përplasja e autobusit. Simos Smith 53 vjeç u përplas nga autobusi teksa ecte në trotuar dhe u rrëzua në tokë, por fatmirësisht nuk pësoi lëndime serioze.

Në video shihet qartë momenti kur 53-vjeçari ngrihet pas përplasjes dhe hyn brenda në lokal. Ngjarja ka ndodhur në Reading të Britanisë së Madhe.

Duke folur për disa media, ai tha se ndihet me fat që është gjallë. /

tvklan.al