Përplasja mes Robert Aliajt si anëtar jurie dhe gazetares Fiori Dardha si konkurrente në “Dance With Me 4” ka vazhduar edhe këtë javë.

Dy personazhet nisën një debat shumë të zjarrtë dhe të ashpër ndaj njëri tjetrit, i cili reshti vetëm me ndërhyrjen e moderatores Alketa Vejsiu.

Aliaj: Zonja duhet të jetë më e emancipuar, më pak të flasë. Të tregojë më shumë feminitet.

Dardha: Të thashë edhe në fillim, nuk më impresionon aspak tendenca jote Robert. Unë jam shumë e lezetshme.

Aliaj: Je llafazane, atëherë lëre se s’merrem fare Alketa, unë s’kam asgjë personale në përgjithësi. Në veçanti, në rastin konkret, unë jam këtu që të gjykoj, ti je që të përpiqesh të kërcesh mirë. Le ta lemë me kaq, s’ka rëndësi.

Dardha: Më vjen mirë që erdhe në ujërat e mia.

Aliaj: E rëndësishme është që televizionet shqiptare vazhdojnë edhe merren me njerëz dhe i fryjnë ‘xhihadit’ mediatik.

Dardha: Televizioni shqiptar për fat të mirë më vlerëson mua si profesioniste, vlerëson edhe Robert Aliajn si mik ndonjëherë, në ndonjë spektakël kur e ftojnë.

Aliaj: Këtu po flasim në princip, ti e kalon direkt personale dhe bën shumë keq.

Dardha: E bëre javën e shkuar. Më the nuk të kam parë asnjëherë në ekran dhe direkt më etiketove si gazetare ‘mediokre’.

/tvklan.al