Katër persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin rrugor Elbasan – Librazhd në afërsi të Xibrakës.

Mes të plagosurve ndodhet edhe një fëmijë. Emrat e aksidentuarve nuk janë bërë me dije, megjithatë mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe të ambulancës. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. /

tvklan.al