Autoritetet vijojnë operacionin “Vjeshtë 2017”. 

Kështu, këtë të enjte policia e Shkodrës ka vënë në pranga 2 persona të shpallur në kërkim, një prej të cilëve i dënuar me 25 vjet burg për një vrasje të ndodhur në 2013 -në.

“Në orët e para të mëngjesit në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, është realizuar me sukses operacioni për kapjen e personave në kërkim për vepra të rënda penale konkretisht shtetasit:

Lazer Pema, 34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar me 25 vite burg me vendim nr 411 të Gjykatës së Apelit Shkodër, për veprën penale të “Vrasje në rrethana cilësuese”, për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013 në fshatin Guri zi”,

thotë policia në një njoftim të sajin.

Ndërsa i arrestuari tjetër është Tauland Pepaj, vjec 26. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Plagosje e Rëndë me dashje” me masë sigurimi “Arrest ne burg” për ngjarjen e datës 25.06.2017 në lagjen ”Bacallek ”Shkodër, ku gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri  22 – vjeçarin R. Th, 22 vjeç. 

/tvklan.al