Kapet dhe ndalohet nga policia një persona i dënuar me 6 vjet e 10 muaj  burg për veprën penale “Trafikim të narkotikëve, kryer në bashkëpunim” .Ndalimi i tij u bë më qëllim ekstradimi në shtetin Italian.

FNSH Tiranë në bashkëpunim me  specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar Afrim Tarelli (Zeneli), 45 vjeç banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë  pasi shtetasi i lartpërmendur, është shpallur në kërkim nga  Zyra  Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana më datë 25.03.2014, pasi Gjykata e Apelit Torino me vendim të datës 22.04.2011, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg për veprën penale “Trafikim të narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar  nga  neni 110 i Kodit Penal Italian. Ndalimi i tij, u bë me qëllim ekstradimi në shtetin Italian.