Policia e Lezhës ka bërë të mundur sekuestrimin e 9 kilogram droge, një peshore elektronike, si dhe pajisje të tjera që përdoren për paketim të lëndës narkotike.

Nga ky operacion në pranga ka rënë dhe poseduesi i lëndës narkotike, Mark Zefi,  49 vjeç, banues në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ku gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës së tij, iu gjet 9 kg drogë e llojit kanabis e paketuar në 8 pako, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”./tvklan.al