Operacion antidrogë, i koduar ”HOTEL ROOM” ka vënë në pranga një person si dhe është sekuestruar në hotelin e tij 422 kg e 300 gram drogë  dhe një armë zjarri automatik.

Strukturat e Hetimit të Narkotikëve gjatë kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e një hoteli, në administrim të Dhimitër Qëndro në fshatin Piqeras, kanë konstatuar një sasi lënde narkotike me peshë 422 kilogram e 300 gram si edhe  një armë zjarri automatik me dy krehër.

Në përfundim të hetimeve policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Dhimitër Qëndro, 54 vjeç, banues në Piqeras,Himarë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasinë e lëndës narkotike, armën e zjarrit dhe dy krëhërat me fishekë./tvklan.al