Në orët e para të mëngjesit, agjentët e skuadrës të Padovas kanë arrestuar Earld Guza, 28-vjeçar shqiptar, si tregtari i madh i drogës në provincën e Padovës.

Arrestimi u bë i mundur pas hetimit prej 20 ditësh të policisë, të cilët zbuluan aktivitetin e trafikimit të drogës.

Shqiptarit E.G i është konfiskuar 2 kg heroinë të ndara në 6 pako, telefona dhe një makinë. Shqiptari, i cili punonte si punëtor në një firmë, a arrestua dhe u dërgua në burg.

/tvklan.al