Policia e kryeqytetit ka arrestuar një person si dhe ka sekuestruar 20 kilogram kanabis.

Në pranga ka rënë Qemal Lika, 23 vjeç, banues në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur në  afërsi të rrugës “Don Bosko”, ku në bagazhin e automjetit tip “Renault”, 23-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar 20 kg kanabis.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. /tvklan.al