Policia e Vlorës ka bërë të mundur sekuestrimin e 710 kg kanabis. Në pranga ka rënë Selman Hamitaj, 71- vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë dhe ka shpallur në kërkim B.T 44- vjeç, banues në Durrës, si autorë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.

Sipas burimeve të policisë lënda narkotike është sekuestruar në mjetit tip “Furgon” me targë EL 2494 C, në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e Selman Hamitaj, në fshatin Dukat, Vlorë.

Nga këqyrja që i është ushtruar këtij mjeti, brenda në të është konstatuar një sasi me lëndë narkotike, e cila pas peshimit të përgjithshëm ka rezultuar në total  710 kilogramë, e dyshuar e llojit kanabis.

Lënda narkotike ishte e ndarë dhe e vendosur në 27 pako të mbështjella me plastikë dhe natriban, si dhe në 8 çanta sportive, të cilat u bllokuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia vazhdon hetimet  hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtorë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./tvklan.al