Njihuni me qenin që ka një punë të veçantë. Miku me katër putra është trajnuar që të trembë zogjtë në fushat e aviacionit. Në aeroportin Cherry Capital në Michigan, ky qen vrapon çdo ditë me shpejtësi që të trembë të gjithë shpendët që ndodhen në pistat e aeroplanëve.

Arsyeja pse stafi i aeroportit e ka trajnuar, është pasi zogjtë shpeshherë përplasen me avionët, ose ngecin në helikat e tyre. Qeni me emrin Piper në këtë mënyrë ndihmon stafin që të parandalojë rreziqe të mundshme. Trajneri personal i tij shprehet se është shumë i lumtur, që ka mundësinë të punojë çdo ditë me mikun më besnik.

Klan Plus