Kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës, Ramush Haradinaj, nga holli i kuvendit tregoi arsyet pse bojkotoi thirrjen e Vetëvendosjes dhe LDK-së, që tani janë bashkë në opozitë, për debat parlamentar rreth programit qeverisës.

Shefi i ri i Qeverisë mohoi se ka frikë të përballet me partitë opozitare në debat politik, pavarësisht numrit të madh të deputetëve që ka më legjislaturën e gjashtë të Kosovës.

Megjithatë, kryeministri Haradinaj, la të kuptohet se mban inate me LDK-në e Vetëvendosjen, kur përkujtoi atë që ndodhi të shtunën në Parlament.

https://www.youtube.com//embed/53PnMik1HJk

/Klan Kosova