Shumica e lajmeve që dëgjojmë për UFO-t mund të jenë ngulitur në imagjinatën tonë si të vërteta dhe si pasojë e një dëshire që kemi për të besuar se nuk jemi të vetëm në planetin Tokë.

Disa persona dëshmuan “një mirazh”, që e përshkruan si “qyteti alien”, në Yueyang, Kinë dhe doli se nuk kishte shpjegim shkencor për pamjen e pazakontë.

Pamja e formuar nga avujt në formën e reve, jepte imazhin e një qyteti fantazmë që qëndronte pezull në qiellin kinez.

Shumë persona dolën në konkluzionin e teorive aliene se ato forma të çuditshme ishin format e formuara të ajrit të krijuara nga zbritja e anijeve aliene në atmosferën e Tokës.

Kjo nuk është hera e parë e dokumentuar e një dukurie kaq të çuditshme. Hera e parë e cila është dhe e filmuar ka ndodhur në qytetin e Jiangxi, në Kinë./tvklan.al