Video/ Racione spageti me qofte



Përbërësit:

1 Pako makarona spageti

3 Vezë të mëdha

400 gr Djathë parmixhan

1 kg Mish të grirë

200 gr Thërrime buke

2 Hudhra të prera

2 lugë Majdanoz i copëtuar

Kripë

Piper i zi

1 lugë Vaj ulliri

1 kavanoz Salcë marinara

Përgatitja:

Ngroheni sobën deri në 200 gradë celsius. Gatuajini makaronat spageti derisa të jenë në gjendjen al-dente për 8 minuta. Kullojini nën ujin e ftohtë.

Në një tas të madh, hidhni spagetit e ftohura së bashku me dy vezë të rrahura, mocarelën, 200 gr parmixhan dhe një lugë salcë marinara.
Lyejeni pjatën me vaj dhe futni brenda spagetit. Përdorni fundin e një gote për t’i dhënë formë.

Ndërkohë që spagetit piqen, bëni qoftet. Në nëj tas të madh, miksoni mishin e grirë, thërrimet e bukës, hudhrën, vezën, majdanozin dhe 200 gr e mbetura të parmixhanit.
Hidhni sipër kripën dhe piperin duke u dhënë më pas formën e topave të vegjël.
Në një tigan, ngrohni vajin dhe skuqni qoftet 4 minuta për secilën anë. Hidhni sipër dy lugë salcë marinara dhe lërini të ziejnë për 5 minuta.

Sipër spagetit vendosni qoftet dhe sipër hidhuni parmixhan dhe majdanoz./tvklan.al

Kategori
KuzhineTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*


Emisione