Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë mbërritur në Selinë Rozë, nga ku edhe pritet të ndjekin rezultatet që vijnë nga KZAZ-të, ku ka nisur numërimi i votave.

Rama mbërriti në seli rreth 5 minuta para mesnatës së të dielës, ndërsa vetëm disa minuta më vonë mbërriti edhe Veliaj.

Rreth një orë më pas në seli mbërriti edhe kryetari i PS-së për Tiranën, Saimir Tahiri.

Kryeministri po fliste në telefon dhe refuzoi t’i përgjigjet interesit të gazetarëve për një prononcim.

Megjithëse kanë kaluar disa orë që prej përfundimit të votimit, Rama nuk ka dhënë ende asnjë prononcim për mediat, pavarësisht se në një mesazh dërguar kandidatëve për deputetë të PS-së ai shkruante se

“sipas të gjitha të dhënave timonin do ta kemi. Ju lutem, ju lutem, ju lutem mobilizim total për çdo votë në numërim dhe qetësi e durim ndaj çdo provokimi!/tvklan.al