“Rich Kids Of Instagram” është bërë një trend tashmë në shumë shtete të botës. Të rinjtë pasanikë nga vende të ndryshme shfaqin jetën luksoze në internet. Por, çdo gjë ka një kufi.

Një video në internet tregon momentin kur një student pasanik në Ukrainë fillon të qëllojë me armë nga ballkoni i katit të pestë. Ai qëllon ndaj një këmbësori dhe më pas qëllon në ajër. Më pas kthehet brenda me një buzëqeshje në fytyrë dhe thotë “dikush të lajmërojë policinë”.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga të shtënat me pistoletë. Këtë video, i riu e publikoi në Instagram. Policia nisi menjëherë hetimet dhe e arrestoi atë së bashku me tre miq të tij që ishin të pranishën në momentin që po regjistronin videon. Megjithatë, ata u liruan nga gjykata dhe u lanë në arrest shtëpie gjatë gjykimit. Ata përballen me 3-7 vite burgim. /

tvklan.al