Ato të dyja janë në një moment të shkëlqyer të karrierës artistike. Por, pak kush e di se Dua Lipa dhe Rita Ora, më shumë se bashkëpunuese, mbeten rivale të betuara. Çmimet e “MTV Europe Music Awards” duket se do të sjellin përballjen finale të tyre. 

Këngëtaret kanë lindur të dyja në Prishtinë, janë rritur në Londër dhe kanë ndjekur të njëjtën shkollë.

Një burim për “Jo vetëm modë”, tha se është Dua ajo që refuzon tashmë të ketë një raport me Ritën.

Sipas burimit dikur Dua i ka kërkuar Ritës ta përkrahë në rrugën e muzikës, por kjo e fundit nuk e ka përkrahur. Por, se kush do të triumfojë në arenën e Londrës mbetet për t’u parë të dielën. 

/tvklan.al