Këngëtarja Rozana Radi ishte e ftuar këtë të hënë në Televizionin Klan në emisionin “Rudina” të Rudina Magjistarit, ku përjetoi momente prekëse gjatë videomesazhit të së motrës, Andetës.

Rozana dhe e motra, veçanërisht nuk i mbajtën dot lotët kur Andeta përmendi momentet e vështira të humbjes së prindërve.

 “

Si gjithmonë unë duhet të lë punët e mia për t’u marrë me punët e tua. Edhe sot unë lashë punët e mia për të ardhur për të dhënë këtë videomesazh për ty. Kemi kaluar bashkë momente shumë të bukura, momente shumë të trishtuara, kemi kaluar bashkë atë fëmijërinë kur unë dilja dhe të kërkoja rrugëve të Tiranës dhe ti fshiheshe poshtë divanit.  Kemi kaluar bashkë momentet e dhimbshme të humbjes së prindërve, atëherë kur ti më shumë se kurrë kishe nevojë për njerëz, kishe nevojë për mbështetje, sepse shtëpia jonë ka qenë gjithmonë plot dhe në një moment ti mbete vetëm. Por, nuk ke qenë vetëm asnjëherë, sepse ne vërtetë fati na bëri motra, por ne e dimë që kemi një zemër që rreh njësoj.

Ti gjithmonë kërkon të kesh vëmendjen më të madhe nga unë sa shpesh më thua jam unë e para pastaj vijnë fëmijët e tu, gjithmonë je e para, gjithmonë do të jesh. Vendin tënd nuk ka për ta zënë kurrë asnjeri, nuk ka për ta zënë as atëherë kur ti më mërzit shumë, aq sa unë nuk di çfarë të bëj nga nervat, por njerëzit e kuptojnë, ato që kanë motra. Ato që se kuptojnë do kenë qenë gjithmonë fëmijë të vetëm.

Ka momente që motrën e do aq shumë sa mund të japësh botën për të, ka momente që të vjen edhe ta ‘mbysësh’ nga nervat që ajo të sjell, por dashuria triumfon gjithmonë mbi gjithçka. Dhe ti për mua je dashuria më e madhe

”, tha motra e Rozanës, Andeta.

Rozana dhe Andeta janë vajzat e aktorit të mirënjohur shqiptar, Ferdinand Radi, i cili u nda nga jeta në shkurt të vitit 2004.

Rozana tha se “

Unë nuk hapem asnjëherë për problemet e mija, se s’dua ta mërzis Andetën, por është hera e parë që i dëgjoj këto fjalë se përgjithësisht nuk themi zemra, shpirti, siç thonë të gjithë, nuk i kemi qejf këto puthjet këto gjërat por, unë e di se çfarë mendon Andeta për mua, dhe Andeta e di se çfarë mendoj unë për të.”

Kjo ishte hera e parë që i dëgjova, nuk do doja t’i dëgjoja se ndihem keq për të gjithë shqetësimet që i kam dhënë, se unë kam qenë pak fëmijë problematik dhe vazhdoj të jem problematike, por që nuk do ti kërkoj falje, se unë kështu jam…Ajo e di shumë mirë se unë nuk i kam qejf surprizat

”, tha Rozana me shaka. /tvklan.al