Unë që fëmijë kam patur pasion të shkoj në një shkollë baleti, ëndërroja të isha në skena të mëdha dhe televizione. Baleti ka qenë një ëndër e lënë në sirtar

”, kështu e nis rrëfimin balerini nga Priska e Tiranës, Orian Lika.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, me gazetarin Eni Shehu, Lika rrëfeu sakrificat që ka bërë për të realizuar ëndrën e tij.

“Unë vij nga një familje artistësh, mamin dhe babin i kam patur muzikantë, unë e kam në gjak kërcimin dhe nuk kam reshtur kurrë së kërcyeri. Gjendja jonë ekonomike nuk ka qenë shumë e mirë, prindërit e mi kanë rritur 7 fëmijë. Kur më jepnin para unë i kurseja dhe me lekët që mblodha bleva disa kaseta, i fusja në DVD dhe kërceja pas balerinëve që shikoja, kështu fillova të kërcej.

Në moshën 13 vjeçare u transferova në Tiranë dhe mora zanatin si berber bashkë me vëllain tim. Kthesa e madhe imja ishte kur unë nuk mora më pjesë në kërcimet e rrugëve. Një ditë më shkroi Albi Nako për t’u bërë pjesë e trupës së tij në ‘Dance with me’”,

tha Lika.

Pas shkëputjes nga “Dance with me”, ai u rikthye sërish në vëmendjen e publikut përmes klipit të këngëtares Genta Ismaili. Si partner i këngëtares nga Kosova, balerini u duk shumë i afërt në lëvizjet sensuale.

Genta Ismaili është shumë energjike, është e “çmendur” në kërcim njësoj si unë, kjo ka qenë edhe arsyeja se përse ne kishim kimi me njëri-tjetrin. Ajo ç’ka ka ndodhur jashtë kamerave gjatë xhirimit të klipit mbetet private përderisa nuk doli në videoklip

” tha balerini.

Lika rrëfeu po ashtu për “Jo vetëm modë”, festat që organizohen përtej skenës, pikërisht festat e beqarisë.

Shoqëria merr një apartament me qira, apostafat për këtë festë dhe kurojnë çdo gjë. Asgjë nuk del jashtë shtëpisë. Unë kërcej dhe josh pikërisht personin që ka dasmën. Pak a shumë quhet striptizëm. Gjëja më ekstreme në një festë beqarie ka qenë kur më kanë mbuluar me shllak dhe filluan të … (qesh)

”, rrëfeu Lika.

Por, përveç qejfit pa kontroll ka edhe nga ato festa ku argëtimi ka një kufi. Balerini është kontaktuar nga shoqet e këngëtares Xhensila Myrtezaj për të kërcyer në jahtin e beqarisë. Imazhet e tij pa bluzë bënë xhiron e rrjeteve sociale. Por, se çfarë ndodhi realisht atë ditë Lika e rrëfen për “Jo vetëm modë”.

Xhensila shijoi pjesën e surprizës që iu bë, por për mendimin tim ajo nuk e shijoi kërcimin pasi ishte e shtangur ndaj meje nuk jepte atë që duhej. Ishte shumë e ngurtë. Ajo është ndër këngëtaret më të mira dhe unë kam shumë respekt për të. Por, ne që vijmë nga katuni jemi pak fanatikë dhe e mendova se mos do vijë Besi dhe do na prishë gjithë atmosferën. Por, kjo gjë nuk ndodhi dhe mendoj se Besi është shumë liberal”

, tha Lika.

/tvklan.al