Këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” një grua e rrëmbyer për t’u trafikuar për organe dhe më pas e shitur tek një familje kurde në Greqi, ka treguar historinë e saj të jashtëzakonshme, vuajtjet dhe se si u rikthye në 2014-ën për të kërkuar vajzën që u detyrua ta braktiste në vitin 1991.

Unë quhem Englantina Mbreshtani, banuese dhe nënshtetase suedeze, jetoj në Suedi që prej vitit 1995 e deri më sot. Kam lindur në Leskovik të Ersekës.  Prindërit e mi janë ndarë dhe kanë krijuar familjet e tyre, unë kam ardhur sot këtu për një çështje që nuk është publikuar ndonjëherë… Kur unë isha 14-vjeçe, babai im më ka martuar pa dëshirën time në Kodras të Ersekës. Nga kjo martesë unë linda një vajzë. Në vitin 1991 unë u detyrova ta braktisja vajzën në spital dhe shkova tek mamaja ime se doja që të qetësohej gjendja. Gjatë asaj martese unë kam pasur dhunë psikologjike dhe fizike.

Më tej, Egalantina tregoi se si ishte detyruar të braktiste të bijën në vitin 1991 dhe se nuk e ka parë më deri në vitin 2014, kur edhe është rikthyer për ta kërkuar.

Kur unë e braktisa vajzën, në tetor të vitit 1991, në qytetin e Patosit unë kam qenë e trafikuar për organe. Më kanë marrë peng dhe kam ndenjur dy muaj në një karrige, duar dhe këmbë. Ky është motivi që unë e kam lënë vajzën. Dy muaj kam qenë me pranga në Patos. Në shkurt të vitit 1993, mua më shesin tek një familje irakiane në Greqi. Ne ishim katër vajza, njëra jeton shumë larg sot, ndërsa dy të tjerat janë të vdekura, i kanë marrë i kanë çuar në Itali dhe jua kanë marrë organet. Unë për fat të mirë, pësova një temperaturë të lartë dhe thanë se nuk mund ta çojmë në Itali për trafikim organesh.

https://www.youtube.com//embed/Dih71GUagqk

Teksa kujton rrëmbimin e saj Englantina thotë: “Unë ndenja tek mamaja dhe ndenja 3 muaj. Vjen tezja bashkë me të shoqin dhe më nxjerrin nga shtëpia në 11 e gjysmë të natës. Mami jeton në Suk të Fierit, aty është një kanal, siç kam kaluar kanalin, vjen një makinë fugon dhe më dalin dy persona dhe më lidhin sytë dhe këmbët dhe më hedhën në makinë. Pastaj e kam marrë vesh se tezja dhe burri i tezes kanë qenë bashkëpunëtorë.”

Ajo tha se deri në vitin 2009, ajo nuk ka ardhur në Shqipëri sepse kishte ndërruar emrin, pasi kur ishte martuar me kurdin kisthe marrë emrin Bahar Temer.

Trafikantët më shitën tek një familje kurde në Greqi, ku mora emrin Bahar Temer

“, tha ajo duke shtuar se në Greqi ka qenë e martuar nga viti 1992 në vitin 1995, ku edhe është dhunuar fizikisht nga ish-bashkëshorti kurd, i cili më vonë nuk ka pranuar t’i japë as divorcin.

Englantina tha se që në vitin 1995 është njohur me një shqiptar të Kosovës dhe ka dy djem me të, porse shprehet se nuk do të gjejë qetësi pa marrë kujdestarinë e vajzës së saj me aftësi të kufizuara, të cilën u detyrua ta braktiste në vitin 1991.

Engalantina tha se është rikthyer pas 23 vitesh, për të gjetur vajzën e saj, ndërsa pyetjes se përse nuk është paraqitur më parë, ajo thotë se kaq qenë trafikimi dhe ndërrimi i emrave.

Prej vitit 2014 ajo lufton në gjykata për të marrë kujdestarinë e Xhensilës, sot me aftësi të kufizuara. Por nga gjykata i është rrëzuar kërkesa për të marrë kujdestarinë e vajzës, e cila tashmë është në një qendër të specializuar në Durrës.

Zonja Eni u zotua ta ndjekë këtë çështje deri në fund. “

Fati e solli që u takuam atë ditë të fillim shtatorit në Korçë, kur kjo zonjë vraponte duke më kërkuar dhe unë e habitur e pres dhe i them më sill vendimet. Në momentin që unë e pashë i thashë rri e qetë, se do ta fitosh kujdestarinë e vajzës, këtë e vendos gjykata, por që të takon ta marrësh kujdestarinë e vajzës këtë e vendos ligji shqiptar dhe ne do t’i shkojmë deri në fund për të fituar pikërisht këtë të drejtë që Engla ka

.”

Po ashtu, edhe Niku u zotua se do ta ndihmojë Eglën të përfitojë mëmësinë, por kërkoi nga ajo që të mos e shqetësojë aq shpesh në rrjetet sociale e të përmbahet paksa.

Zoti Ardit unë doja të thoja se e kam takuar Xhenin dhe doja të thoja se vetëm nga ai përqafim i asaj, kur të shtrëngon kështu fort, i jap fjalën Englantinës që do të vazhdojmë bashkë në këtë rrugë”, tha Niku. 

Flaeminderit, faleminderit

”, iu kthye Eglantina e përlotur.

/tvklan.al