Një familje nga Peruja deklaroi se po jetojnë një makth pasi shtëpia e tyre është pushtuar nga një shpirt djallëzor i cili donte t’i vriste.

Anëtarët e familjes raportuan aktivitet të pazakontë paranormal në shtëpi nga kukullat e pushtuara nga ky djall.

Pavarësisht pamjes engjëllore, ata thonë se kukulla po përpiqet të shfarosë familjen. Ata kanë deklaruar se kanë parë drita dhe kanë dëgjuar zhurma të çuditshme, gërvishtje kudo në muret e shtëpisë së tyre.

Mamaja e 3 fëmijëve, Ivonne ka rrëfyer se kukulla ka 7 vite që i kryen këto gjëra kur ata janë në gjumë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë etiketuar si “Anabelle nga Peruja” pikërisht si protagonistja e filmit horror me të njëjtin titull. Kukulla bën zhurma të çuditshme edhe kur asnjë nuk e mban në dorë.

Arsyeja e pashpjegueshme është pse ata nuk thjesht e hedhin në koshin e plehrave./tvklan.al