Një grua u rrëmbye në mes të aeroportit, ku sapo kishte zbritur dhe askush nuk e vuri re. 39-vjeçarja nga Hong Kong, Jincai Chen, zbriti në aeroportin Suvarnabhumi, në Bangkok të Tailandës më 6 Maj dhe brenda pak minutash pas saj u vunë 5 persona.

Kamerat e sigurisë tregojnë pikërisht momentin kur Chen ecën në aeroport e kapur nga krahët nga dy prej tyre, ndërsa një tjetër me bluzë të kuqe ecën pak metra më larg.

Ata e shoqërojnë gruan që të kalojë tek security dhe më pas marrin valixhen e saj. Në dalje të aeroportit e pret një furgon i bardhë dhe rrëmbyesit e fusin atë brenda dhe largohen.

Pas kësaj, grupi kontaktoi me bashkëshortin e saj dhe i kërkoi një shumë prej 232 mijë paund për pengun. Pasi i dha paratë, rrëmbyesit kërkuan edhe 116 mijë paund të tjera, por këtë herë burri refuzoi dhe telefonoi policinë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja DailyMail, gruaja u la e lirë në një lagje të Bangkok më 19 Maj, 13 ditë pasi u rrëmbye.

Policia atje sqaroi se në rrëmbim ishin përfshirë shumë persona, mes tyre 4 kinezë, një vajzë tajlandeze dhe mbi 10 tajlandezë të tjerë sëbashku me një oficer policie.

Për 4 kinezët u lëshuan urdhër arreste, por ata dyshohet se arritën të arratiseshin nga Tajlanda. Policia tha se kishte mundur të identifikonte të gjithë personat e përfshirë në rrëmbim dhe se po punonte për kapjen e tyre.

Aeroporti i Suvarnabhumi është në mesin e 20 aeroporteve më të mëdhenj në botë, me më shumë se 60 milion pasagjerë në 2017-ën, megjithatë shumë herë ka pasur probleme me sigurinë.

/tvklan.al